Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lu/ Peshqit e mëdhenj shumë shpejt do të kapen

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori amerikan, Donald Lu ka folur edhe  për Klement Balilin, Met Kananin dhe Arbër Çeka, që i cilëson si peshq të mëdhenj. Ai deklaron se Balili gjendet në Shqipëri dhe se së shpejti ai do të kapet nga policia.

“Ne amerikanët besojmë se ndodhet ende në Shqipëri dhe ne po shtyjmë shumë fort me hetimet, ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim”.

Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit dhe shprehet se po vazhdojnë hetimet por gjithashtu se janë pranë ndjekjes penale për këtë çështje./K.Ç/Dritare.net