Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lotaria amerikane 2019, bllokohet websiti i ambasadës

Lotaria amerikane 2019, bllokohet websiti i ambasadës
Menjëherë pasi ka dalë lajmi se në orën 18:00, do të bëhen publike emrat fitues të lotarisë amerikane, të gjithë ata që kanë aplikuar i janë drejtuar me padurim uebsajtit të Ambasadës Amerikane. Shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane duket se mezi kanë pritur për të marrë përgjigjet për programin e DV-2019 dhe kjo gjë ka shkaktuar mbingarkesë në serverat e uebsajtit të ambasadës.

Ajo që vlen të përmendet, është se ata që kanë aplikuar mund ta bëjnë verifikimin gjatë gjithë muajit maj dhe deri në qershor 2019 dhe jo vetëm këto ditë, prandaj nuk ka arsye pse të nxitojnë./K.C/dritare.net