Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Atentati/ Lleshaj: Nuk dihet nëse Ndoj, është goditur për shkak të detyrës, apo si individ

Atentati/ Lleshaj: Nuk dihet nëse Ndoj, është goditur për
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në “Opinion” ka thënë se krimi po goditet në çdo pjesë të Shqipërisë.

“Grupet kriminale janë goditur kudo. Në çdo qytet: Tiranë, Vlorë, Shkodër, kudo!”, theksoi ministri i brendshëm .

Sa i përket atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ministri tha se nuk dinte shumë detaje për këtë ngjarje pasi nuk ishte drejtues policie, ndërsa shtoi se nuk dihej nësë prokurori ishte goditur për shkak të detyrës, apo si individ.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha Lleshaj./ I.M-Dritare.net