
Lista e fituesve tek Ekonomiku, Filologjiku dhe Gjuhët e Huaja, rreth 400 vende mbeten bosh
Dritare.net

Gazeta Panorama ka siguruar ID e fituesve të Fakultetit Ekonomik, atë të Histori-Filologjisë dhe të Gjuhëve të Huaja. Bëhet fjalë për më shumë se 3000 persona: 1055 emra te Fakulteti Ekonomik, 760 te Filologjiku dhe 1310 te Gjuhët e Huaja, përfshirë filialet që kanë në Sarandë dy fakultetet. Ankthi i kandidatëve të sivjet më do të marrë fund zyrtarisht më 28 gusht, kur të gjitha universitetet të kenë shpallur fituesit dhe emrat të jenë ngarkuar në faqen e u-albania, ku secili mund të shikojë për çdo preferencë të tij nëse e ka fituar dhe i sati ndodhet në renditje.
FITUESIT
Në listën e mëposhtme janë vetëm fituesit e parë. Gara e vërtetë nis pas regjistrimeve të para dhe zh- vendosjes së vizës së kuqe.
Kjo, për arsye se një pjesë e mirë e fituesve ngaherë kanë rezultuar të jenë nxënës ekselentë, fitues në disa programe studimi apo edhe mund të kenë aplikuar në universitete jashtë vendit. Kjo nënkupton më shumë mundësi për ata që ndodhen poshtë vizës së kuqe. Përveç kësaj, vetëm te Fakulteti Ekonomik lirohen saktësisht 380 kuota, për shkak se po kaq kandidatë kanë fituar në disa degë studimi. Por jo vetëm kaq. 120 nxënës kanë fituar edhe Juridikun, edhe Ekonomikun. Shanset rriten më shumë në rast se këta kandidatë zgjedhin njërin apo tjetrin fakultet. Për më shumë informacion, mund të gjeni në faqen zyr- tare feut.edu.al, ndërsa të hënën do të ketë një deklaratë me të dhëna shtesë.
Ata që e gjejnë veten në listën e mëposhtme dhe në disa të tjera paralelisht, në ditët në vijim do të kenë kohë për të bërë zgjedhjen e tyre deri më 30 gusht, datë kur nis regjistrimi në fakultete. Ato do të vijojnë deri më 12 shtator me faza 48-orëshe, ku pas çdo faze ka ulje të vizës së kuqe. Me rëndësi është që çdo kandidat të ndjekë ecurinë e pranimeve në programet që ka përzgjedhur në Formularin A2./panorama

















