Gjykata e Apelit në Tiranë, nuk ka ndryshuar masën e dhënë, për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Kajmaku u akuzua nga PD, se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminalizimit./L.F-dritare.net