
E reja i shkruan psikologes: Kam frikë se nuk gjej dot të dashur!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë e cila kam frikë se mos nuk gjej dot të dashur. Kam një frikë të vazhdueshme e cila më ka mbërthyer dhe një këshillë nga ju. Ju faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Frika nga mos gjetja e dashurisë është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë thellësisht në jetën emocionale të një individi. Frika për të mos gjetur dashuri mund të shfaqet si ankth I vazhdueshëm, vetëbesim i ulët në marrëdhënie. Kjo frikë mund të lindë nga përvoja të ndryshme personale dhe faktorë psikologjikë, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit perceptojnë dhe afrohen me marrëdhëniet.
E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim si një nder arsyet që ndikon në mos gjetjen e një partneri është përvojat e fëmijërisë. Përvojat e fëmijërisë luajnë një rol vendimtar në formimin e frikës së marrëdhënieve. Individët e lidhur në mënyrë të pasigurt mund të zhvillojnë një frikë të thellë për të mos qenë të dashur apo të pranuar. Njerëzit me vetëbesim të ulët priren të dyshojnë në vlerën dhe atraktivitetin e tyre, duke nxitur frikën se mos u dashurojnë kurrë. Përvojat e kaluara të refuzimit mund të lënë plagë të thella dhe të ushqejnë frikën e mos gjetjes së dashurisë, duke i bërë përvoja të tilla veçanërisht të dhimbshme dhe të paharrueshme.
Lexuesja jonë unë do tu sugjeroja se për të kapërcyer friken e mos gjetjes së dashurisë të shkoni në terapi me psikologun për të parë teknika për identifikimin dhe ndryshimin e mendimeve negative dhe jofunksionale, duke të ndihmuar për të zhvilluar një pikëpamje më realiste dhe pozitive për veten dhe marrëdhëniet. Terapia do tu ndihmojë të kuptoni se si përvojat e kaluara ndikojnë në frikën dhe sjelljet aktuale .E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja të kishit mbështetje sociale. Mbështetja sociale është thelbësore për të trajtuar frikën për të mos gjetur dashuri. Të kesh miq dhe familje që ofrojnë mbështetje emocionale mund të ndihmojnë në lehtësimin e ndjenjave të vetmisë dhe të rrisin besimin në aftësitë e marrëdhënieve. Frika për të mos gjetur dashurinë është një sfidë e zakonshme, por që mund të kapërcehet. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak, ju uroj fat. Gjithë të mirat!/dritare.net

















