Letër psikologes/ Vuaj ende pasojat e dhunës psikologjike dhe fizike, nga babai i dehur

Përshëndetje unë që po ju shkruaj jetoj jashtë Shqipërisë dhe jam një lexuese e rregullt e rubrikës tuaj. Në fëmijërinë time kam pasur shumë vështirësi, të cilat po i vuaj edhe sot. Problemet më kanë ardhur nga babai i cili pinte çdo ditë dhe kështu që sjellja e tij ishte shumë e keqe. Kam jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike plot stres, ankth dhe ndonjëherë dhunë fizike. Pavarësisht se tani jam martuar ndiej se po vuaj pasojat e situatave të kaluara më parë, kam një karakter jo social, përgjithësisht jam e mërzitur,mendime të këqija shpesh herë, ndiej lodhje fizike. Nuk e di ta shpjegoj as ta them tamam, por sikur jam në depresion dhe e pafuqishme me duket vetja. Ju mendoni se pavarësisht se kjo ka kaluar unë mund ta kem kë të gjendje  nga kushtet familjare që kam kaluar?

Si të përmirësohem sadopak? Ju falënderoj, dhe duket sikur po lehtësohem edhe me këto që ju rrëfeva. Ju faleminderit shumë.

Përgjigjet psikologia

Përshëndetje e dashur! Njerëzit e kanë të nevojshme të flasin, duhet të shprehen për problemet e tyre sepse kjo i ndihmon shumë në një farë mënyre. Zgjedhja se me kë dhe kur duhet të flasim i takon gjithsecilit ta vendos vetë. Ndaj nga ajo që ju tregoni unë mendoj se veç dhunës fizike të cilën ju e tregoni dhuna psikologjike ju ka shoqëruar gjithashtu në situatat tuaj.

Dhunë psikologjike tregon qëndrime jofunksionale që lidhen me komunikimin verbal dhe jo-verbal, siç janë dëbimi, fyerjet, kërcënimet, frikësimi dhe denigrimi që ndodhin mes dy personave brenda një marrëdhënieje, që mund të jenë çift, midis prindit dhe fëmijës, apo edhe duke punuar.

Dhuna psikologjike që prindërit kryejnë mbi fëmijët e tyre, veçanërisht kur ende janë fëmijë, është shumë e rëndë dhe e përhapur. Një baba, nënë ose të dy prindërit që abuzojnë ndaj fëmijëve të tyre gjithmonë krijojnë pasoja të rëndësishme dhe negative për të ardhmen e tyre. Dhuna psikologjike manifestohen nga qortime të vazhdueshme, madje edhe për sjellje të pafajshme. Shpesh dhuna psikologjike në familje praktikohet nga njëri prej dy prindërve ndaj fëmijës dhe prindi tjetër pasoja psikologjike dhe efektet mund të vazhdojnë gjatë.

Dhuna psikologjike është një krim në të gjitha aspektet. Unë gjykoj se dhuna psikologjike ka ndikuar te ju dhe ndoshta kujtimet apo skenat e mëparshme ju kufizojnë që të keni një rrjedhë të lirshme jetese. Është e vështirë përmirësimi gjendjes tuaj në se vazhdoni të jetoni me kujtime të situatave që kanë lenë gjurmë te ju. Do tu theksoja fortë që tashmë ajo situatë e vështirë  ka përfunduar dhe do të ishte akoma shkatërruese për ju nëse vazhdoni ta riktheni në mendimet tuaja. Do të ishte e shëndetshme që të jetonit tashme jetën tuaj të re dhe të mundoheni të falni situatat me episode të vështira. Një mik i mirë i cili mund tu kuptoj drejt gjithashtu do tu ndihmonte të lehtësoheshit në se ndiheni keq,por të konsultohesh edhe me një psikolog gjithashtu ju ndihmon. Ju uroj gjithë të mirat në jetë në tuaj të re.

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

LEXO DHE :  Mijëra të prekur nga virusi, Kina po ndërton spital brenda 6 ditësh!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.