Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letër psikologes/ Vajza ime 23 vjeçe, nuk do të hajë!

Letër psikologes/ Vajza ime 23 vjeçe, nuk do të hajë!
Përshëndetje e nderuar psikologe!

Uroj të jeni mirë. Unë që po ju drejtohem jam nënë e një vajze 23-vjeçare e cila është studente. Vajzës time i pëlqen të vishet bukur dhe të kujdeset shumë për paraqitjen e saj. Kjo nuk besoj është një gjë e keqe, por ajo çfarë më shqetëson kohet e fundit është mosushqyerja e saj.

Ka filluar te mos hajë vaktet, për mos të thënë se ushqehet shumë, shumë pak.  Kur e pyes me thotë se nuk i hahet, kam ngrënë, ndonëse kjo nuk është e vërtetë. Tregohet shumë problematike në ushqyerje, kjo gjendje e saj është theksuar kohët e fundit, duke u përkeqësuar. Kam frike mos bëhet anoreksike. Çfarë duhet t'i bëj ju lutem?

Ju falënderoj dhe ju uroj punë të mbarë.

Përgjigjet psikologia

Përshëndetje dhe ju falënderoj për pyetjen tuaj.

Vajza juaj, nga ato që jeni duke më treguar, duhet të jetë duke vendosur një marrëdhënie të re me ushqyerje. Sigurisht, kjo gjë duhet parë qartë pasi edhe në mendjen tonë ushqimi shijohet .Gjithashtu, nivelet e vetëvlerësimit janë të ndikuara fuqimisht nga aftësia fizike dhe pesha e trupit. Humbja e peshës konsiderohet si një arritje e jashtëzakonshme dhe një shenjë e vetë-disiplinës së rreptë, ndërsa shtimi në peshë përjetohet si një humbje e papranueshme e aftësive të kontrollit.

Nëse ju mendoni se vajza juaj po kthehet në një anoreksike, ka shenja të tilla se kufizim i konsumit të kalorive, frikë nga shtimi i peshës, apo ndikim i tepërt i peshës ose formës së trupit në nivelet e vetëvlerësimit.

Edhe pse disa individë anoreksikë mund të kuptojnë gjendjen e tyre, ata zakonisht mohojnë pasojat serioze përsa i përket shëndetit. Duhet thënë se ata mund të ankohen për: kapsllëk, dhimbje barku,  gjendje e përgjumur dhe lëkurë e thatë.

Ju e dashur si prind duhet :

  1. të përpiqen të përmirësoni komunikimin midis të gjithë anëtarëve të familjes,
  2. mos insistoni dhe mos u grindni në tryezë nëse vajza refuzon ushqimin,
  3. evitoni të përqendroni të gjithë vëmendjen vetëm në atë vajzë dhe në atë problem, veçanërisht nëse ka fëmijë të tjerë në familje,
  4. nëse familja ka zakonin të hajë së bashku është mirë të përpiqeni të stimuloni vajzën të qëndrojë në tryezë me të tjerët,
  5. askush në familje nuk duhet të marrë përsipër rolin e kontrollit të peshës së vajzës .

Kur të jetë e mundur, përpiquni të filloni një diskutim me vajzën dhe shihni mundësinë e parë për te mjeku juaj i familjes, i cili do të jetë në gjendje të arrijë tek specialistët e përshtatshëm. Kontaktimi i specialistëve është hapi thelbësor për të marrë për terapi anoreksie apo i ndonjë problemi tjetër që vajza juaj ka me ushqyerjen e saj këto kohë. Ju falënderoj për pyetjen. Gjithë të mirat!/Dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]