
Letër psikologes/ Jam e dëshpëruar, përjetoj gjendje ankthi
Dritare.net

Përgjigjet psikologia:
Ju falënderoj që u drejtuat te unë lexuesja jonë.
Fillimisht do të doja të shprehesha se vetëm specialisti mund t'ju orientoj për veprime që mund të ndihmojnë në nevojën që keni. Por le të kthehem tek ajo që me përshkruan, me tregon se ndoshta po përjeton ankth. Emocioni i ankthit karakterizohet nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart. Emocioni i ankthit nuk është i njëjtë me frikën që është një përgjigje ndaj një kërcënimi të vërtetë, ankthi është pritshmëria e një kërcënim të ardhshëm. Ankthi është një ndjenjë meraku dhe shqetësimi. Zakonisht shoqërohet me tension muskulor, parehati,lodhje dhe probleme me përqendrimin. Gjithsesi simptomat më të shpeshta të ankthit janë:
Marramendja;
Dhimbje shpine;
Djersitje;
Frikë;
Lehtësisht i frikësuar;
Lodhje;
Shqetësim;
Shtim i rrahjeve të zemrës apo çrregullim i rrahjeve;
Tension i lartë i gjakut;
Gjendje e vazhdueshme e shqetësimit pa arsye
Zakonisht trajtimet e ankthit janë një kombinim mes terapisë dhe medikamenteve. Terapia mund të jetë psikoterapi(terapi me të folur) ose “cognitive-behaviroal therapy. Qëllimi i psikoterapisë është që ‘pacienti’ të gjejë shkaqet e ankthit dhe të gjejë rrugët si ta përballojë më lehtë .Medikamentet janë një mënyrë tjetër për ta trajtuar ankthin por gjithmonë e shoqëruar nga psikoterapitë .Unë besoj se nga ato që përmenda do të mund të kuptosh sadopak veten për t'u qartësuar e për ta ndihmuar gjendjen tuaj. Ju uroj ditë të mbarë dhe mos hezito të kontaktosh specialistin nëse vazhdon të mos ndihesh mirë./dritare.net
Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT
Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

















