
Letër psikologes/ Djali im 6 vjeç, ka turp të flasë!
Dritare.net

Djali im është 6 vjeç e gjysmë, ai është i shkathët i edukuar, por ka një problem me karakterin e tij. Të paktën unë ashtu e quaj. Djali im është shumë i ndrojtur dhe i turpshëm, madje edhe gjërat që i mëson ka shumë turp t'ja tregoj mësueses. Si mund ta shmang nga kjo karakteristikë? Faleminderit shumë!
Përgjigjet psikologia
Në përgjithësi, procesi i formimit të personalitetit ndikohet nga faktorë të ndryshëm që kanë një natyrë të brendshme dhe të jashtme - kjo është trashëgimi, veprimtaria e individit, mjedisi dhe edukimi. Secili prej këtyre faktorëve kontribuon në formimin e personalitetit dhe në të njëjtën kohë këto kushte ndikojnë në njëra-tjetrën. Koncepti i karakterit është i ndryshëm.
Një periudhë delikate në zhvillim konsiderohet të jetë mosha 2-3 - 9-10 vjeç, kur fëmijët kalojnë shumë kohë duke komunikuar me të rriturit përreth. Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmija është i hapur për të bashkëvepruar me botën, pranon me lehtësi ekspozimin nga jashtë, duke imituar të rriturit. Ata, nga ana tjetër, gëzojnë besim të madh në pjesën e fëmijës, dhe për këtë arsye mund të ndikojnë në psikikën e fëmijës me fjalë, veprime, të cilat krijojnë kushte të favorshme për të siguruar format e nevojshme të sjelljes. Në rast se të moshuarit që kujdesen për fëmijën komunikojnë me të në një mënyrë pozitive, dhe nevojat parësore të fëmijës plotësohen plotësisht, nga mosha e hershme fillojnë të formohen tipare pozitive të karakterit - për shembull, të qenit i hapur për njerëzit e tjerë dhe të besosh. Në rastin me fëmijën tuaj unë do të mendoja se jeni në kohë për ta ndryshuar, duhet sigurisht të flasësh me të sa më shumë për ato që ti mendon e do më shumë të flasësh, për ato që t'i do t'i korrigjosh te fëmija juaj.
Duhet që në ato që i komunikon jepi shembuj, modele, bëji krahasime. Sigurisht të duhet ta përfshish sa më shumë në jetën sociale, nëse fëmija juaj reflekton shenja dobësie dhe do të vazhdoj t'i mbaj këto cilësi sigurisht që do të jetë problem për të kur të rritet. Sigurisht që ju duhet durim dhe shumë kujdes për të formuar një model të mirë te fëmija juaj. Besoj shume se do ja dilni. Ju falënderoj për letrën tuaj. Ditë të mbarë!/dritare.net
Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike
Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

















