Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky është udhëtimi më i veçantë i Lori Hoxhës!

Ky është udhëtimi më i veçantë i Lori
Lori Hoxha, mund të ketë udhëtuar në vendet më luksoze të botës, por ky udhëtim është ai që i ka mbetur në mendje e në zemër. Jo nuk bëhet fjalë për net të tëra në klabet luksoze, as për shëtitjet me jahte në plazhet e mrekullueshme. Është më thjeshtë se kaq.

Në një shtëpi së bashku me mikeshën e saj, duke qëndruar të qeta, shkëputur nga bota, duke medituar e gatuar.

Ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje Lorit, ishin njerëzit të Bali. Me shpirtin aq të pastër sa uji i tempullit Pura Mengening.

"Dy javë më parë shoqja ime më e mirë dhe unë, vendosëm të bënim një udhëtim spontan në Bali. Ne po kërkonim një përvojë të re.

Vëzhgonim çdo mëngjes lindjen e diellit, meditonim, gatuanim ushqimin indonezian.

Një nga përvojat më të mira të jetës sime.

Jam shumë mirënjohëse që jam në gjendje ta jetoj këtë jetë dhe ta ndaj me njerëzit shpirti i të cilëve, është aq i pastër sa uji i Pura Mengening", shkruan Lori në instagramin e saj./L.F-dritare.net