Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Studimi i ADN/ Nga i kanë marrë evropianët gjatësinë dhe sytë blu!

Studimi i ADN/ Nga i kanë marrë evropianët gjatësinë

Evropianët e sotëm ua detyrojnë sytë e tyre blu gjuetarëve, gjatësinë e tyre nomadëve aziatikë dhe flokët biondë fermerëve neolitikë të Anadollit.

Shkencëtarët panë se si përzierja e lashtë e paraardhësve ka ndihmuar në formimin e trupave që kemi ne sot, duke përfshirë grupet historike që kanë kontribuar në rrahjet më të larta ose më të ulëta të zemrës, kolesterolin dhe indeksin e masës trupore (BMI). Pjesa më e madhe e përbërjes gjenetike bashkëkohore evropiane u formësua nga lëvizjet që ndodhën në 10,000 vitet e fundit kur gjuetarët vendas u përzien me fermerë anadollakë të ardhur nga Turqia e sotme dhe nomadët aziatikë, ose blegtorë të stepës pontike.

Këta të fundit e kanë origjinën nga vende që tani janë pjesë e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kazakistanit. Gjuetarët evropianë, fermerët anadollakë, blegtorët e stepës dhe popullatat siberiane të njerëzve të lashtë u ndanë të gjithë për mijëra vjet dhe evoluan në drejtime të ndryshme. Por kur më në fund u bashkuan, ADN-ja ose gjenomi i tyre ra në kontakt dhe variantet gjenetike që karakterizonin secilën prej tyre u përzien, sipas një studimi të udhëhequr nga studiuesit nga Universiteti i Tartu në Estoni dhe Universiteti i Torinos./K.C/dritare.net