Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Sendi në kuzhinë që duhet ta pastroni të paktën një herë në javë!

Sendi në kuzhinë që duhet ta pastroni të paktën

Për të gatuar në një mjedis të pastër dhe për të kufizuar rritjen e mikroorganizmave, është e nevojshme të mbani të pastër zonën e kuzhinës. Lavamani, banaku, tavolina e ngrënies apo edhe makineria e kafesë janë objekte që duhet të pastrohen çdo ditë ose pas çdo përdorimi. Por është një send, pavarësisht se përdoret çdo ditë, shpesh harrojmë ta pastrojmë. E kemi fjalën për koshin e plehrave.
Mund ta ndërrojmë qesen rregullisht, por ç'të themi për pastrimin e saj, pasi është një vend ku hedhim mbeturinat çdo ditë? Nga mbeturinat e ushqimit dhe lëvozhgat e perimeve e deri te ambalazhet e ushqimeve, të gjitha mbeturinat që nuk na duhen i hedhim në kosh. Kjo është arsyeja pse koshi i plehrave është terreni ideal për mbarështimin e mikroorganizmave.

Sendi në kuzhinë që duhet ta pastroni të paktën

Pastrimi i rregullt fillimisht kontribuon në sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe më pas lejon shmangien e aromave të pakëndshme, si dhe shfaqjen e insekteve, si milingonat, gjatë muajve të verës.
Si ta pastroni siç duhet koshin e plehrave?
Për t'u siguruar që ta mbajmë koshin e pastër, duhet ta pastrojmë atë të paktën një herë në javë. Mund të përdorim pastrues që gjejmë në treg, megjithëse mënyra më e thjeshtë është ta lajmë me ujë dhe test enësh ose uthull të bardhë. Nëse ka mbetje ushqimore në fund të koshit të plehrave ose nëse kanë rrjedhur lëngje, mund të bëjmë një pastrim me sodë buke dhe ujë të nxehtë. Kjo zgjidhje specifike do të heqë mbetjet dhe do ta dezinfektojë plotësisht koshin. Më e pas fërkojmë me një sfungjer ose furçë, e shpëlajmë dhe e thajmë me kujdes. Pika e fundit është e rëndësishme për të parandaluar rritjen e shpejtë të mikroorganizmave për shkak të lagështisë./K.C/dritare.net