
Prej 12 vitesh kjo zonjë shkon çdo ditë në stacionin e metrosë. Arsyeja do t'ju prekë!
Dritare.net
Vdekja e bashkëshortit apo bashkëshortes është ndër përvojat më të vështira dhe më të dhimbshme në jetë. Në fakt, sipas hulumtimeve, deri në një e treta e njerëzve që humbasin bashkëshortin/en janë të prekur mendërisht ose fizikisht.
Secili ka mënyrën e vet për t'ia dalë me pikëllimin dhe zonja Margaret McCollum, nga Londra, ka gjetur të sajën. Për më shumë se 12 vjet, çdo ditë, ajo shkon në stacionin Embankment të metrosë së Londrës, ku ka mundësinë të dëgjojë zërin e bashkëshortit të saj, Oswald Laurence, i cili vdiq në vitin 2007.
Oswald, në fakt, ka qenë prej vitesh zëri i ikonës "Mind the Gap" (d.m.th., "I kushtoni vëmendje hapësirës midis platformës dhe dyerve të trenit!") që mund të dëgjohet në të gjitha stacionet e Londrës. Në vitin 2012 zëri u zëvendësua nga ai i një sistemi dixhital, me përjashtim të stacionit Enbankment, më i afërti me shtëpinë e zonjës, ku Margaret mund të shkojë ende dhe të ndihet më afër me bashkëshortin e saj të ndjerë Oswald./K.C/dritare.net

















