
Kur duhet t'i sterilizoni kafshët! Flet veterinerja!
Dritare.net
Në episodin e radhës të podkastit “Pyet Veterinerin” në Dritare TV, veterinerja Brunilda Mazari foli për ciklin menstrual te kafshët dhe rëndësinë e sterilizimit. Pavarësisht stigmave të ndryshme që ekzistojnë për sterilizimin e kafshëve, dr. Bruna thekson se ky është një proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për shëndetin e kafshëve.
Si është cikli menstrual te kafshët?
Cikli menstrual te kafshët është një proces fiziologjik në të cilin kafsha kalon disa luhatje hormonale. Qentë dhe macet kanë cikël menstrual të ndryshëm. Macet kanë cikël çdo tre-katër muaj, ndërsa qentë kanë 2 cikle në vit.
Kur duhet t’i sterilizojmë kafshët?
Cikli i parë te macet është rreth 2-4 muajshe, që konsiderohet të jetë mosha e adoleshencës. Te kafshët raporti i moshës është një me 7, pra një vit i tyre është i barabartë me 7 vjet të njerëzve, pastaj ky raport me kalimin e viteve bie, bëhet 1 me 5.
Pra mosha 3-4 muajsh është më e favorshmja për ta sterilizuar kafshën. Mund të ndodhë para ciklit të parë, ose pas ciklit të parë. Sterilizimi është një procedurë kirurgjikale që nënkupton largimin e organeve gjenitale që të mos riprodhohet./K.C/dritare.net

















