Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Instagram prezanton ndryshimin e ri. Do ju pëlqejë shumë!

Instagram prezanton ndryshimin e ri. Do ju pëlqejë shumë!

Instagram po prezanton një veçori për mesazhet direkte, skedulimi i tyre. Ndërsa skedulimi i postimeve dhe Reels është i mundur prej shumë kohësh, mesazhet ende nuk e kishin këtë funksion. Ky ndryshim i ri i lejon përdoruesit të hartojnë mesazhe dhe të planifikojnë dërgimin e tyre në një datë dhe orë të mëvonshme, deri në 29 ditë përpara.

Instagram prezanton ndryshimin e ri. Do ju pëlqejë shumë!
Kjo do të thotë që tani mund të planifikoni mesazhe për ditëlindje për miqtë, t'i dërgoni një mesazh kujtues grupit të studimit ose madje të planifikoni një surprizë për familjen tuaj. Nëse jeni pronar biznesi, mund të planifikoni mesazhe promocionale që të përkojnë me prezantimin e produkteve ose ofertat speciale. Udhëtarët mund ta përdorin për t'u lidhur me miqtë ose familjen në zona të ndryshme kohore pa u shqetësuar për zgjimin e tyre në mes të natës. Mundësitë janë të pakufishme./K.C/dritare.net