Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Foto/ Si dukej njeriu 30,000 vjet më parë!

Foto/ Si dukej njeriu 30,000 vjet më parë!

Një shkencëtar arriti të vizualizojë një njeri që jetoi 30,000 vjet më parë në Egjipt, me mjete tredimensionale dhe digjitale nga Brazili, duke dashur të kontribuojë në kërkimin mbi evolucionin njerëzor.
Në vitin 1980, arkeologët zbuluan mbetjet e një njeriu në Nazlet Khater 2, një vend arkeologjik në Luginën e Nilit. Analizat antropologjike treguan se burri ishte midis 17 dhe 29 vjeç dhe kur vdiq, ishte 1.60 metra i gjatë dhe me origjinë afrikane. Pak dihej për të, përveç se ishte varrosur pranë një sëpate guri. Ky skelet është ekzemplari më i vjetër i Homo Sapiens i gjetur në Egjipt, sipas një studimi të publikuar më 22 mars.


Foto/ Si dukej njeriu 30,000 vjet më parë!
Studiuesit brazilianë kanë krijuar në mënyrë digjitale një përshkrim realist të fytyrës së burrit, duke përdorur dhjetëra imazhe nga vendi ku u gjet skeleti.
Një arkeolog shpjegoi se shumica e eshtrave të skeletit ishin ruajtur. Megjithatë, disa pjesë mungonin, si brinjët, duart, këmbët etj. Siç sqaroi ai, struktura kryesore për afrimin e fytyrës, përkatësisht kafka e burrit, ishte ruajtur mirë. Studiuesit zbuluan se një pjesë e kafkës mungonte, kështu që ata përdorën pikat e të dhënave nga skanimet e tomografisë së kompjuterizuar (CT) që pasqyrojnë anën e kundërt të kafkës.

Një tjetër studiues tha se kafka ka një strukturë moderne. Megjithatë, një pjesë e saj ka tipare arkaike, si nofulla, e cila është më e fortë se ajo e burrave modernë. Cícero Moraes pranoi se ishte i impresionuar nga struktura e kafkës dhe ishte kurioz se si do të dukej kështu ata e krijuan një pamje më të qartë të njeriut që jetonte 30,000 vjet më parë./K.C/dritare.net