Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

7 vende ku nuk duhet ta mbani kurrë telefonin!

7 vende ku nuk duhet ta mbani kurrë telefonin!

Telefoni është një nga mjetet e komunikimit, i pandashëm për njeriun. Ngado shkojmë e kemi me vete. Në këtë artikull do ju tregojmë disa vende ku nuk duher ta mbani kurrë telefonin.

1. Në xhep

Logjika gjithmonë ju çon ta fusni telefonin në xhep, por a e dini sesa rrezikoni? Rrezatimi në xhep, sipas studimeve, është 7 herë më i lartë sesa në çantë. Plus që rrezatimi mund të deformojë strukturën e ADN-së suaj. Pra, mos e mbani telefonin në xhep.

2. Në sytjena

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mbajtja e telefonit në sytjena ndikon në kancerin e gjirit. Veç kësaj mbajtja e telefonit në sytjena sportive, mund të bëjë që mijëra mikrobe dhe baterie të qarkullojnë në trupin tuaj.

3. Në krevat, poshtë jastëkut

Fjetja me telefon poshtë jastëkut është gjithmonë një ide e keqe. Mund të rrezikoni nga një shpërthim i telefonit, duke qenë se krijon nxehtësi gjatë ngarkesës me bateri, plus dhe presioni i ushtruar me kokë. Dihet gjithashtu se drita LED pengon në prodhimin e melantonisë dhe dëmtohet cilësia e gjumit. Sipas Shoqatës Ameikane të Kancerit, rrezatimi natën ndikon në rritjen e shanseve të kancerit dhe tumoreve.

4. Lënia në karikim (pasi është 100% bateri)

Mbajtja e telefonit në prizë kur është plot me bateri, rrezikon në prishjen e baterisë. Telefoni nuk mbingarkohet me enegji, por shtohet nxehtësia që ngarkohet prish baterinë.

5. Ngjitur me fytyrën

Mbajtja e telefonit ngjitur me fytyrën kur flisni me dikë, nënkupton transferimin e gjithë batreve nga telefoni te fytyra juaj. Ky kombinim sjell puçrra, acarim lëkure dhe rrudha.

6. Në peshqirin e plazhit

Dielli ekstrem dhe nxehtësia e verës janë dy indikatorë negativë për telefonin tuaj. Nëse e lini në peshqirin e plazhit, ekspozimi në diell do jetë shumë i lartë, prandaj pasi të keni mbaruar punë me të, futeni në një çantë, ose mbulojeni.

7. Në banjë

Tani të gjithë marrin telefonin me vete kur shkojnë në banjë. Mos e bëni më, sepse rrezikoni që telefoni t’ju prishet. Por ka edhe aq shumë baktere dhe mikrobe në banjë, që jo vetëm janë në objekte, por edhe në ajër që rrezikoni t'i merrni përmes telefonit./K.C/dritare.net