
12 sekrete si të përdorni më mirë detergjentët në shtëpinë tuaj!
Dritare.net
Nëse blini një pastrues specifik për çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj, herët a vonë, do të keni një pafundësi shishesh dhe kutish. Shpesh shumë sipërfaqe mund të pastrohen me te njëjtin detergjent por ndonjëherë përdorimi i vetëm 1 ose 2 lloje detergjentesh për të gjitha sipërfaqet mund t;ju shkatërroje sipërfaqet apo mobiljet. Por çfarë duhet të dimë përsa u përket detergjentëve ?
- Ilaçi i enëve duhet të hollohet
Nëse përdorni shumë ilaç enësh, mund të ketë efekt të kundërt nga ajo që dëshironi. Një pjesë e ilaçit do të mbetet në sipërfaqen e enëve tuaja dhe ato do të humbasin shkëlqimin e tyre. Dhe gjëja më e pakëndshme është se ilaçi mund të hyjë në trupin tuaj së bashku me ushqimin që hani. Mos e holloni ilaçin direkt në shishe, sepse në përzierje mund të shfaqen baktere. Është më mirë të hidhni pak ujë në lavaman dhe ta holloni ilaçin atje. Hidhni 1 lugë çaji ilaç në 1 litër ujë të nxehtë.
- Pastruesit që përmbajnë klor nuk janë të mirë për sipërfaqe të caktuara
Këta pastrues përdoren shpesh për çdo gjë në shtëpi, pasi janë të mirë për dezinfektimin dhe vrasjen e llojeve të ndryshme të patogjenëve. Por ata janë mjaft agresivë ndaj mund të prishin disa materiale. Mos i lani pllakat me pastrues që përmbajnë klor pasi sipërfaqja do të bëhet e zbehtë. Klori është gjithashtu i keq për metalin. Çeliku, inoxi dhe bakri madje mund të reagojnë ndaj klorit dhe të zhvillojnë njolla ose ndryshk. Mos përdorni zbardhues as për të hequr ndryshkun, pasi njollat do të bëhen më të vështira për t'u hequr.
- Bëni kujdes me detergjentët në materiale druri
Lustruesit e lëngshëm për mobilje vijnë në 2 lloje: pastrues me bazë vaji dhe pastrues emulsioni që janë me bazë uji. Të dyja janë mjaft të mira për të hequr qafe papastërtitë. Por llojet me bazë vaji kanë disa anë negative. Së pari: ata tërheqin pluhurin. Dhe së dyti, vaji ndryshon ngjyrën kur prishet, bëhet i verdhë apo edhe kafe dhe i bën mobiljet të duken të pista. Sipërfaqet e laminuara nuk duhet të jenëë në kontakt me lustrimin. Lustruesit që përmbajnë vajra ose dyll mund të lënë njolla dhe të dëmtojnë shtresën mbrojtëse të materialit. Përveç kësaj, ato e bëjnë laminatin ngjitës, i cili tërheq papastërtitë.
- Mos blini pastrues që përmbajnë klor si rezervë. Dhe mos i holloni në ujë të nxehtë
Shumë pastrues mbeten pothuajse të njëjtë me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja pse ju mund të blini shumë prej tyre. Por kjo nuk është e vërtetë për zbardhuesin dhe çdo kimikat që përmban klor. Mos e mbani një shishe të hapur për më shumë se 6 muaj sepse lëngu humbet vetitë e tij dezinfektuese me kalimin e kohës. Përveç kësaj, klori nuk është mik me ujin e nxehtë. Temperaturat e larta shkatërrojnë kimikatet që e bëjnë atë efektiv. Pra, përdorni ujë të ftohtë ose pak të ngrohtë me këtë kimikat.
- Letrat nuk duhet të përdoren për pastrimin e ekraneve
Letrat janë shumë të dobishëm për kuzhinën. Por ju nuk mund t'i përdorni ato për të gjitha sipërfaqet e shtëpisë tuaj. Ata jo gjithmonë e thithin ujin, kështu që nuk janë shumë efektive për pastrimin e tavolinave dhe dërrasave. Fijet e letrës janë më të ashpra se mikrofibra ndaj mund të lënë gërvishtje në ekrane ose madje të shkatërrojnë sipërfqet e kristalit nëse ushtroni shumë forcë mbi ekran.
- Pecetat antibakteriale mund të dëmtojnë lëkurën
Pecetat antibakteriale nuk mund të përdoren për shumë sipërfaqe. Lëngu në të cilin janë zhytur ka një reagim të keq kur përdoret në dru. Druri natyror humbet shkëlqimin e tij dhe për shkak se lëngu kërkon shumë kohë për t'u tharë ndaj tavolinat dhe dyshemetë mund të prishen.Gjithashtu nuk duhet të pastroni lëkurën me këto peceta. Lëngu mund të bëjë që vajrat natyrale të lëkurës të avullojnë. Si rezultat, sipërfaqja bëhet e thatë dhe mund të plasaritet.
- Mos i lani njollat tapetit me ilaç enësh
Edhe pse ilaçi i enëve ndonjëherë ndihmon në heqjen e papastërtive nga tapeti apo edhe largon disa njolla, ai në fakt bën më shumë dëm sesa mirë. Mbetjet e lëngut ndonjëherë thithen nga fijet dhe e bëjnë tapetin ngjitës. Pas kësaj, më shumë papastërti dhe pluhur tërhiqen aty. Kjo ju detyron të pastroni më shpesh tapetin. Ilaçi i enëve gjithashtu nuk duhet të përdoret për tenxhere me bazë guri. Sapuni heq shtresën e hollë vajore brenda tenxheres. Dhe shumë adhurues të kafesë mendojnë se është pikërisht ky vaj që e bën kafenë të ketë shije të mirë.
- Pastruesit universalë nuk janë të mirë për sipërfaqet delikate
Pastruesit universalë mund të prishin pamjen e disa sipërfaqeve. Nëse i përdorni kur lani dyshemenë ose mobiljet prej druri, lëngu do të përthithet nga materiali dhe ngjyra do të ndryshojë. Duhet të keni shumë kujdes me mermerin dhe bakrin. Është më mirë të provoni një kimikat të ri në një zonë të vogël për të parë nëse njolloset.
- Mos përdorni pastrues me aroma
Shumë pastrues përmbajnë aroma. Shumë njerëz mendojnë se kjo është një gjë e mirë sepse i gjithë vendi mban erë të këndshme. Por disa prodhues përdorin ftalate për të shtuar një erë në produktet e tyre. Ekspertët thonë se këto kimikate janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.
- Detergjentët e rrobave me enzima nuk janë të mirë për leshin apo mëndafshin.
Një detergjent i zakonshëm që përmban enzima nuk mund të përdoret për pëlhura delikate. Fermentet e përdorura në këto detergjente mund të shkatërrojnë strukturën e mëndafshit dhe leshit.
- Mos i lani gjërat prej druri me pastrues xhami
Pastruesi i xhamit është i mirë për shumë sipërfaqe të tjera, por jo për dru. Kimikatet në këtë pastrues mund të shkatërrojnë lustrin dhe shtresën e sipërme të llakut. Është më mirë të përdorni një përzierje të uthullës së bardhë dhe vajit për të hequr njollat dhe për t'i bërë sipërfaqet prej druri të shkëlqejnë. Edhe pse këto pastrues janë të mirë në heqjen e gjurmëve, mos i përdorni për pastrimin e ekraneve. Kimikatet aktive mund të sjellin disa dëme të tmerrshme.
- "Më shumë" nuk do të thotë gjithmonë "më mirë"
Nëse përdorni shumë detergjent, mund të arrini rezultatin e kundërt. Lëngu i tepërt do të mbetet në sipërfaqe dhe do ta bëjë atë më ngjitëse. Jo vetëm që pluhuri dhe papastërtia tërhiqen nga ai, por mund të bëhet edhe një mjedis i mrekullueshëm për mikrobet. Është e rëndësishme që jo vetëm të zgjidhni detergjentin e duhur, por edhe ta përdorni atë në mënyrën e duhur. Lëreni detergjentin në njollë për 10-15 minuta dhe më pas filloni ta lani. Do të lodheni më pak për të hequr qafe një njollë./M.K/dritare.net

















