
10 ushtrime për gra mbi 40 vjeçe, që do t'ju kthejnë rininë!
Dritare.net
Kur arrijmë të 30-tat trupi ynë fillon dhe bie, por këto ushtrime që dritare.net ka sjellë për ju, do t'ju kthejnë rininë.
1- Kap këmbët me duar, ndërsa shtrëngon shpinën për të pakësuar dhimbjen e muskujve.
Ky ushtrim ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e trupit tuaj, duke zvogëluar dhimbjen e muskujve. Shtrihuni me bark në dysheme, në një vend të rehatshëm. Mund të përdorni dhe dyshek joge. Qëndroni në këtë pozicion për 10 sekonda. Pushoni për 10 sekonda. Përsëriteni 10 herë.
2- Kërceni me litar
Kërcimi me litar mund të bëjë mrekulli për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe mban larg problemet kardiovaskulare. Kërceni për 10 sekonda. Bëni 5 sete me nga 15 kërcime, sugjeron dritare.net
3- Godisni! Bëni sikur po godisni dikë me këmbë dhe duar. Ky ushtrim mban larg osteoporozën.
4- Provoni lëvizjen e Supermenit, për të ulur rrezikun e shfaqjes së artritit dhe dhimbjet e nyejve.
Shtrihuni me stomak në një vend të rehatshëm. Ngrini këmbët dhe duart në të njëjtin drejtim, në formë harku. Rrini në këtë pozicion për 10 sekonda. Pushoni 10 sekonda dhe përsëriteni sërish, për 10 herë.
5- Ngrini pesha, ndërsa jeni shtrirë, për të mbajtur larg dhimbjet e shpinës.
6- Për parandalimin e dhimbjeve të muskujve bëni ushtrime me këmbët. Ndërsa jeni në këmbë përkuleni shpinën në një kënd 90 gradë, dhe shtrijini krahët njërin para, tjetrin mbrapa.
Bëni ulje-ngritje të njërës këmbë, dhe më pas të tjetrës. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.
7- Bëni ulje-ngritje në një karrige. Vendosni duart para!
8- Bëni ecje të shpejtë herët në mëngjes, për të oksigjenuar trupin tuaj dhe për t'i mbajtur qelizat e lëkurës të reja.
- Filloni të ecni shpejt. Mos vraponi, thjesht ecni shpejt. Bëni një pushim një minutësh, nëse keni nevojë dhe më pas vazhdoni të ecni. Bëjeni për 30 minuta.
9- Përdorni bandet elastike për të forcuar dhe rikuperuar metabolizmin e shpejtë.
10- Shmangni dhimbjen e shpinës me ndihmën e një miku!
Uluni dhe i thoni partnerit tuaj që të ulet pas jush. Partneri duhet t'i vendosë këmbët e tij drejt, në pjesën e poshtme të shpinës. Krahët tuaj shtrijini mbrapa dhe kapini me të partnerit. Ju duhet të ndjeni presion në shpinë. Partneri juaj mund t'i lëvizë këmbët lart, deri sa të arrijë në majë të shtyllës kurrizore. Dhe pastaj do të shkojë sërish poshtë. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë./K.C/dritare.net

















