Kur vera e Alehandros, bashkon Vlorën me Lezhën

Nga Dritan Hila

Maramao perche sei morto/

Pan e vin non ti mancava.

Është një këngë e vjetër italiane. Bëhet fjalë për Marameon që kishte bukë dhe verë e megjithatë vdiq. Sepse kaq pak do njeriu të jetë i lumtur: bukë dhe verë të mirë.

Vite përpara kur banoja në Bari, ishte një shitës dyqani poshtë pallatit i cili shistë verë, djathë, sallam, të grumbulluara në Puglia me makinën e tij. Ishte akoma viti 2003 dhe supermarketet ende nuk kishin marrë vlerën e sotme, në Bari. Gjeje ende dyqane të tilla. Miku im i vjetër i tregonte një shqiptari si unë që për shoqëruese pijeje njihte biftekun dhe salcën e kosit, sesi të kombinoja verën vendase me sallamet dhe djathërat e Puglias. Vera e tij ishte diçka tek 5-6€ dhe si kualitet nuk ju linte gjë mangut atyre të Toskanës. Thjesht ishte markë e panjohur. Nganjëherë kur kthehesha në Tiranë, e pija me mikun tim Luan Hajdaragën, i cili ishte një njohës i rafinuar.

Që atëhere, maja e dëfrimit për mua është disa feta sallam, disa rripa proshutë, pak djathëra të fortë dhe një verë e mirë. Nuk e ndërroj me asgjë.

Më vonë vajta në Madrid. Më bënte përshtypje se çdo klub lagjeje mbrëmjeve kthehej në një Pub, ku familje apo miq takoheshin për të kaluar mbrëmjen me një shishe verë dhe disa copa hamon (proshute spanjolle) përpara. Por në verën e Vlores, kjo më  mungonte. Deri këtë behar.

LEXO DHE :  Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në det, ja dyshimet e para!

Sivjet e gjeta tek “Roel Caffee & Alehandro Wine shop”.

Është një bashkëpunim mbarëkombëtar i importueses më të madhe të verërave, firmës Alehandro me Ervinin nga Vlora. Jo vetëm kaq. Djathërat që shoqërojne verërat e Alehandros, i marrin te Mrizi i Zanave ndërsa patenë e ullinjve dhe peltenë e pishës tek Rapsodia. (Sallamrat ende i kanë italianë dhe hungareze, pasi prodhuesit shqiptarë të sallamrave kanë rrugë për të bërë).

Alehandro ka bërë fushatë promocionale të pashoqe përsa i takon skontove. Një shishe verë e mirë dhe një pjatë me djathëra, proshuta dhe pate, nuk e gjeni askund me vetëm 2000 lekë. Dmth 15€.

Verërat janë të bardhat, rozë, të kuqet dhe brenda tyre gama për çdo xhep.

Dhe të gjitha këto bashkë, i gjen në mes të Lungomares vlonjate, që nuk fle deri në 2 të natës.

Do më thoni që është reklamë. Po, është një derro reklamë se e meriton. Pasi përzhitesh gjithë ditën në diell dhe darkën e shuan me verë te bardhë apo roze, të shoqëruara me meze, është për t’u mbajtur mend. Dhe nuk kishin faj që i këndonin Marameos pse vdiq. Këtë lloj jete ia vlen ta jetosh. /dritare.net

1 Koment

  1. E more Tani ! Kaq bukur i ke pershkruar gjerat saqe, duke e lexuar shkrimin, na kulloi goja leng. Me kete pershkrim brilant dhe promovim te merituar qe i beni si cift turizmit shqiptar, keni gjetur menyren per ti sherbyer vendit. Turistet nuk kane nevoje te imagjinojne me. Fjalet flasin kaq shume dhe nxjerrin ne pah ngjyrat e tyre reale aq bukur saqe, atyre nuk u mbetet gje tjeter, vec te nxitojne dhe t’i shijojne. Por, shija me tunduese qe ti percjell, me sa une kuptoj, eshte ndjenja juaj e dashurise dhe e pozivitetit per perlat e turizmit tone dhe per vendin ne teresi. Ndaj meriton shume thanks dhe nje bravo teresisht te ylluar !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.