Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kujt i thotë Soni Malaj: O injorante, o mami single?

Kujt i thotë Soni Malaj: O injorante, o mami single?
Këngëtarja e njohur Soni Malaj është një nga artistët më të dashura për publikun shqiptar. Ajo asnjëherë nuk e ka patur problem, të japë detaje detaje nga jeta e saj private për mediat. Por, një artikull i publikuar së fundmi e ka acaruar keq këngëtaren. Në një postim që këngëtarja ka bërë në instagram i drejtohet gazetares “injorante me kaçurrela dhe shpirtin e zi".

“O injorante me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda, po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundër meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë para, me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike, kemi festuar çmimet e merituara. Mos ja servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë. Të fala o "mami single"!”, shkruan Soni.