Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie kombëtare!

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë
• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë./dritare.net