Merret peng një person në Devoll, i përfshirë edhe vëllai i deputetit Bledjon Nallbati!
Dritare.net

Alti Nallbati, vëllai deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbatit, është arrestuar mbrëmjen e sotme. Vëllai i deputetit demokrat, së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, 2 ditë më parë kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje. Për mediat pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua.
Personi i marrë peng, Ilir Topçiu, më 1 tetor së bashku me 2 të tjerë dhunuan me sende të forta 29-vjeçarin me inicialet G.M., i cili më pas plagosi një prej tyre. Konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshiheshin në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Çeliku fillimisht ishte konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre./report