Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ku u zhdukën këta këngëtarë të hiteve të vjetra?

Ku u zhdukën këta këngëtarë të hiteve të
Në Shqipëri, edhe nëse nuk ke një zë mahnitës, por ke pak para dhe dëshirë për të qenë këngëtar, bëhesh shumë thjeshtë. Kohët e fundit, tregu i muzkës ka ndryshuar goxha. I njëjti refren, me dy fjalë, e njëjta melodi, rrallë herë dëgjon një këngë që të jetë muzikë e mirë për veshët e shpirtin.

Por edhe pse në treg kanë hyrë qindra këngëtarë të rinj, nuk harrohen kollaj ata të vjetrit, që edhe pse nuk janë më të pranishëm sot, kanë lënë si trashëgimi këngët e e tyre.

Ja disa nga këngëtarët, që nuk janë më të pranishëm, në muzikën shqiptare.

Zanfina Ismaili

https://www.youtube.com/watch?v=2SL6W6xYirM

Këngëtarja nga Kosova, Zanfina Ismaili, nuk është më tregun e muzikës prej kohësh. Por nuk mund të harrohen hitet e saj, ndër më të pëlqyerat,  kënga pjesëmarrëse në Top Fest, "Ti s'do t'ia dish për mua".

Edona Llalloshi

https://www.youtube.com/watch?v=mA7SA1tK_sY

"Simpatia" e Edona Llalloshit do të mbetet hit i përjetshëm, pavarësisht se sa këngë të reja do të dalin në treg. Prej shumë kohësh, ajo nuk është më e pranishme në muzikë.

Erion Korini

https://www.youtube.com/watch?v=PDnght13Qnk

"Kush ka faj" bashkëpunimi mes Erion Korinit dhe Greta Koçit, ka pushtuar tregun e muzikës në 2012. Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, kjo këngë i ka rezistuar kohës dhe mbetet ndër më të pëlqyerat . Erion Korini, tashmë i është dedikuar gazetarisë.

Leonora Poloska

https://www.youtube.com/watch?v=rJYsXU6V_yI

Këngëtarja kosovare, Leonora Poloska, prej shumë kohësh është shkëputur nga muzika. Por ne e kujtojmë me hitin e saj, "Do të digjesh".

Mirsa Kërceli

https://www.youtube.com/watch?v=HsOo8bTk5VE

Mirsa Kërceli, me këngën "Buzë mbi buzë" bëri nanim në vitin 2012. Që nga kjo periudhë, Mirsa nuk është më pjesë e muzikës.

Luan Arani

https://www.youtube.com/watch?v=vVp3wdRMH8A

Luari nuk mbahet mend për sa këngë ka nxjerrë në treg, pasi ato numërohen  me gishtat e njërës dorë. Por hiti "Gjithmonë", bashkëpunimi me Flori Mumajesin, është fiks për shprehjen "pak e sak".

Jehona Sopi

https://www.youtube.com/watch?v=A6BknLQTcp4

"S'të shoh as në ëndërr" kënga e Jehona Sopit, pavarësisht viteve, i ka rezistuar çdo këngë të re. Jehona nuk është më pjesë e muzikës.

Luis Ejlli

https://www.youtube.com/watch?v=OiNE57K-yRc

Shumë hite ka krijuar edhe Luis Ejlli, por ne kemi veçuar këtë bashkëpunim me Juliana Pashën. Kjo ka qenë dalja e fundit e Luisit në skenë.

Ledina Çelo

https://www.youtube.com/watch?v=vODet4GEpl0

Ledina Çelo, bashkëpunimi me Sabri Fejzullahin, "Ma ke prish gjumin e natës" jemi të sigurt se do të dëgjohet edhe pas 100 vitesh. Ledina i është përkushtuar familjes, ndërsa muzikën e ka lënë prej kohësh.

Julka Gramo

https://www.youtube.com/watch?v=Sh6jaHHiJP0

"Kurrë mos thuaj jo" e Julka Gramos, melodi dhe teks fantastik. Edhe Julka, ka nxjerrë shumë pak këngë në treg, por ama të pazëvëndësueshme. Julka sot i është përkushtuar gazetarisë.

Garta Heta

https://www.youtube.com/watch?v=6TApH6neOyk

Zëri i veçantë i Gerta Hetës dhe tesktet plot kuptim, kanë pushtuar tregun e muzikës 10 vite më parë. Sot ajo është e martuar me një futbollist nga Kroacia ndërsa i është përkushtuar familjes.

Sot kemi më shumë nevojë se kurrë që këta këngëtarë të kthehen në tregun e muzikës në Shqipëri. Padyshim këto do të jenë hitet që nuk do të zëvendësohen dhe rikujtohen edhe pas shumë e shumë dekatash./L.F-driatre.net