Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryetari i Këshillit, tregon ç’ndodhi në Durrës: Nuk isha në makinë kur u qëllua

Kryetari i Këshillit, tregon ç’ndodhi në Durrës: Nuk
Pas denoncimit të PD-së, se Kryetarit të Këshillit Bashkiak në Durrës, Ani Dyrmishi, i është qëlluar me armë drejt automjetit të tij, ka reaguar dhe ky i fundit. Në një lidhje direkte për News 24, Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me të. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit. Dyrmishi tha se, makina e qëlluar nuk është e tij, por e kishte përdorur disa muaj më parë.

 “Është një ngjarje që nuk ka të bëjë fare me mua, me personin tim. Nuk kam pas asnjë lloj atentati në drejtimin tim apo të makinës sime, pasi unë nuk disponoj makinë në pronësinë time, por një makinë tjetër, që e përdor, dhe që është realisht makina që është goditur. Është një makinë që ka të bëjë me një person, që ka qenë shoferi i babait tim, dhe përdoret nga unë, djali i hallës sime dhe shumë persona të tjerë. Në fakt, muajt e fundit nuk e kam përdorur. Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar.

E konsideroni paralajmërim ndaj jush?

Absolutisht jo, sepse unë nuk kam konflikte as personale dhe as në lidhje me detyrën, por gjithsesi duhen bërë hetime dhe të sqarohet ngjarja.

Ç’keni për të thënë për atë që tha Xhaferri?

Edhe fakti që ka pas debate në mbledhje është keqinterpretuar, ne bëjmë debate dhe do vazhdojmë të bëjmë për të mirën e qytetarëve.

Pse mund të jetë qëlluar?

Mund të jetë qëlluar edhe në mënyra aksidentale, pasi makina është në rrugë, nuk është makinë private. Unë kam qenë në gjumë, kur jam njoftuar për ngjarjen. Më telefonuan organet kompetente në Durrës, por makina nuk ka lidhje me personin tim. Unë lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë Durrësin, sepse më njohin shumë mirë të gjithë qytetarët.",- tha Dyrmishi për News 24.

Ky është atentati  i dytë ndaj Dyrmishit. Në nëntor 2018-ën, Dyrmishit iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij, por nuk tritoli nuk arriti të shpërthente pasi ai e pikasi dhe lajmëroi policinë./K.C/dritare.net