Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Xhuzepe Konte: Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kryeministri Xhuzepe Konte: Italia mbështet hapjen e negociatave për
Kryeministri italian Xhuzepe Conte, ka vizituar sot Tiranën. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama ai shprehu mbështetjen e tij të plotë, për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

"Italia e mbështet çeljen e negociatave. Ditën e premte do të mbështes këtë pozicion dhe do ta përqafoj me bindje dhe forcë. Celja e negociatave janë instrumentet më të mira për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë. Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane. Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen. Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje", u shpreh kryeministri italian./L.f-dritare.net