
Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës së Durrësit tregon ku po na çon Rilindja
Dritare.net

Kryemadhi ka folur edhe për vendimin e Gjykatës së Durrësit, për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, socialistes Valbona Sako.
“Sot ra siguria juridike e një vendimi gjykate. Absurdi i sotëm duhet të futet në librat e jurisprudencës”-ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.
Kryemadhi ka shtuar se seanca e fundit parlamentare, tregon se parlamenti u kthye në një teatër kukullash.
“ Parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash. Dje dy vendime qesharake në të njëjtën séance. U miratuan dy mega aferat korruptive të Balldren- Milot, Orikum- Dukat Më pas u ndryshua ligji për ofertat e pakërkuara. Deputetët më pas votuan ndryshimet ne ligjin e koncensioneve.Ndryshimet për koncensionet, LSI i dërgoi para 3 vitesh .Rrugët me koncension korruptive, pa asnjë vlerë ekonomike” ka shtuar kryetarja e LSI./ I.M-Dritare.net

















