Kryemadhi: Ndërkombëtarët, armiq. Ambasadorët fajtorë për gjendjen e Shqipërisë
E Martë 15 Tetor 2019, 23:11
Dritare.net
Monika Kryemadhi: Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve.
Skënder Minxhozi: Ndërkombëtarët kanë krijuar Kosovën.
Monika Kryemadhi: Kjo është indipendenca ndaj të huajve.
Skënder Minxhozi: Kështu është kur të huajt janë siç mendoj unë, janë të mirë, kurse janë të këqij kur s’më leverdis mua.
Monika Kryemadhi: Kosova e meritonte nga Zoti. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjerë në BE.
Skënder Minxhozi: Nuk tregohem fatalist, aty do shkoni prapë. Kot e keni.
Monika Kryemadhi: Nënshtrimin nuk e pranoj, partneriteti është tjetër gjë./K.C/dritare.net