
Kryemadhi: Koha për ndryshim, bashkohuni në protestën e studentëve
Dritare.net

Ndërkohë, Kryemadhi u ka bërë thirrje të rinjve të LRI-së që t’i bashkohen protestës së studentëve, duke u kujtuar atyre që të lënë mënjanë kartat e anëtarësisë.
“Gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria. Qeveria po shkreton vendin dhe po largon shqiptarët. Kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare. Boll dhuruan para oligarkëve, Arsimi i Lartë në krizë të thellë. Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë. Protesta e studentëve, e drejtë, legjitime, e motivuar. Çdo prind, vëlla e motër, mbështet studentët. Koha për ndryshim është sot. Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Nesër të gjithë në protestë para kryeministrisë. Protesta e studentëve, një mësim për politikën. Bashkohuni me studentët. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Nëse pedagogët në Korçë kanë pak dinjitet, duhet të ngrihen dhe të protestojnë bashkë me studentët. Bashkohuni me studentët dhe mos lejoni përçarësit. po të ishte politika, do kishte hyrë që në ditën e parë. Ata janë vet në politikë. Vetëm një i çmendur nuk pranon që të heq paratë nga xhepi i vet, për të mos iu dhënë mundësinë minimale studentëve shqiptarë. Sot ne jemi në Korçë, do të vazhdojmë në gjithë Shqipërinë. E tha Petrika; harroni kartën e anëtarësisë, futeni në sirtar dhe përdoreni për një moment tjetër. Por Shqipëria po kërkon bijtë e saj, për liri dhe të ardhme. Të zgjoni gjyshërit tuaj që marrin minimumin e pensioneve. Kërkoni ndihmesën e gjyshërve tuaj që të jenë në krye të kësaj proteste, kërkoni ndihmën tuaj. Ky nuk ësht dhjetori i dytë, por është një dhjetor ndryshe nga ai. Është një dhjetor për të kuptuar që sot më shumë se kurrë diskutohet e ardhmja e Shqipërisë.”,- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net

















