
Kryemadhi: Ja deri kur do të vazhdojnë protestat!
Dritare.net

“Protestat nuk do të mbarojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin. Nuk janë më protestat e opozitës, duhet të themi protesta e shqiptarëve. Protestat tona janë për ta zgjidhur tranzicionin, shqiptarët u lodhën me këtë shfrytëzim. Këtë reagim popullor kaq të madh ka qenë vetëm kur u ngritën kundër komunizmit. Kemi një Parlament ilegjitim. Nuk është problemi tek 101 deputet, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Ata nuk kanë sot hallin e karriges së Presidentit, ata bërtasin sot se duan taksa më të ulëta. Kryetarët e bashkive do të vijojnë punën e tyre deri ditën që do vijë një datë re zgjedhjesh sepse edhe data 13 tetor ka problemet e veta. KQZ është ilegjitime, ekziston në saj të një marrëveshje politike, por është një marrëveshje që nuk mund të dali sipër ligjit. Aman se më ngatërrohen zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi. Ajo që i kemi bërë ne këtij vendi, që i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur.”,tha Kryemadhi./K.C/drtiare.net

















