Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vritet babai, plagoset i biri në Dukagjin

Vritet babai, plagoset i biri në Dukagjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin pasditen e sotme. Raportohet se një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli te lokali i tij në Shosh./K.C/dritare.net