Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shkon në 4 numri i viktimave në masakrën e Shkodrës

Shkon në 4 numri i viktimave në masakrën e Shkodrës



Rëndohet bilanci i masakrës së regjistruar pasditen e të enjtes së 30 tetorit në afërsi të Dobraçit në Shkodër, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.

Bashkim Basha është viktima e dytë aksidentale në këtë masakrës, bashkë me bashkëshorten e tij, Flutura Basha, të cilët fatkeqësisht ndodheshin në momentin dhe vendin e gabuar.

Çifti Bashkim dhe Flutura Basha po udhëtonin me motor në momentin kur u përplasën nga automjeti tip “Benz” me targa kroate, me të cilin po udhëtonin dhe dy viktimat e tjera, Hamza Lici, 23 vjeç dhe Arlind Bushati, 31 vjeç, të cilët dyshohet se ishin dhe shënjestrat e atentatit mafioz./K.C/dritare.net