Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Masakra me tre viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit

Masakra me tre viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet

Safet Bajri ishte një ndër personat e parë që u shoqërua në polici ditën e djeshme pas atentatit që tronditi Shkodrën duke lënë pas tre viktima. Burimet bëjnë me dije se Safet Bajri ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen, ndonëse dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Pasi është pyetur, Bajri është lënë i lirë.

Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj Bashkim Basha./K.C/dritare.net