
Gjithçka ndodhi në 70 sekonda. Atentati në Shkodër me 3 të vrarë dhe një në gjendje të rëndë!
Dritare.net
Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit,që la pas tre të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë.
Viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbeti: Hamza Lici, - vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici - dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin kur ndodhi atentati.
Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, - ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës - që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fatbadhës.
Atentati
Ka qenë ora 15:50, kur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, atentatorët, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me 2 automatikë në drejtim të Benzit me të cilin po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në dalje të Shkodrës. Atentatorët me një makinë tjetër i kanë ndjekur duke filluar ti qëllojnë me breshëri automatiku përgjatë 50 metrave në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve’. Nga të shtënat makina ka humbur kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti i bashkëshortëve, duke i marrë jetën Flutura Bashës, 66 vjeçe dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, Bashkimin. Më pas Benzi përfundoi i përplasur me një mur rrethues. Në këtë moment duhet të ketë pasur breshëri të shtënash, pasi këtu është i përqëndruar dhe numri më i madh i gëzhojave.
28 gëzhoja, Arlindi u godit me plumb në kokë
28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Nga plumbat e atentatorëve Hamza Lici ndërroi jetë në makinë, ndërsa Arlind Bushati kishte marrë një plumb në kokë duke ndërruar jetë 6 orë pas ngjarjes, në orën 22:00 në spitalin e Shkodrës.
Gjendet makina e djegur, e dy automatikë
Rreth orës 19:40 policia Shkodrës njoftoi se gjetii një automjet tip Land Rover tip i ri të shkrumbuar në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.
Armët në makinën e Licit dhe Bushatit
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Bushati dyshohet se ka mundur të qëllojë me armën që ka pasur me vete pasi janë gjetur gëzhoja që përputhem ne armën e tij. Ndërsa Licit arma i është gjetur në këmbë. Arma e tretë u gjet në kroskot të makinës.
Shoqërohet Safet Bari
Dy grupe të forcave RENEA u nisën drejt Shkodrës. Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave. Dhjetë persona janë shoqëruar mes tyre dhe Safet Bajri.
Atentati i paralajmëruar?
Policia ende nuk ka dhënë detaje se kush ishte shënjestra e këtij atentati, nëse ishte 23 vjeçari Hamza Lici apo Arlind Bushatin për të cilën ishte një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm 3 javë më pare, Bushati denoncoi në policinë e Shkodrës se ishte kërcënuar me jetë në pedonalen e qytetit. Dy persona me motor janë afruar pranë tavolinës kanë nxjerr pistoletën por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, por motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedentë penal dhe punonte në bizneset e të atit.
Pista kryesore
Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e autoreve te atentatit mafioz por pista e hetimit është e qartë: Hakmarrja!
Për grupin hetimor të dyshuarit kryesor janë anëtarët e grupit “Bajri” që jetojnë në Dobraç, pasi njihet hasmëria e tyre disa vjeçare me Licët. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, cili u arrestua në Turqi por nuk u ekstradua. Nga Prokuroria e Shkodrës ai akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Emri i tij është përmendur dhe në dosjen famëkeqe "Metamorfoza", ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve, Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka./shqiptarja.com

















