Atentati/ Çfarë u gjet në makinën me të cilën lëvizte Hamza Lici dhe Arlind Bushati!
E Mërkurë 30 Tetor 2024, 18:06
Dritare.net
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Dobraç të Shkodrës, me dy viktima dhe dy të plagosur. Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.
Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë./K.C/dritare.net