
Atentati në Shkodër/ Policia gjen një makinë të djegur dhe dy automatikë
E Mërkurë 30 Tetor 2024, 19:07
Dritare.net
Policia ka gjetur një Land Rover të djegur me dy automatikë brenda në zonën e Grudës së Re, të Shkodrës që dyshohet se janë përdorur në atentatin e kësaj pasditeje me dy të vrarë e dy të plagosur.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./K.C/dritare.net

















