Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet nga atentati në Shkodër/ Çfarë u zbulua në vendngjarje. Flet Gazetarja!

Detajet nga atentati në Shkodër/ Çfarë u zbulua në

E ftuar në Intervistën e ditës me Ermal Peçin në DritareTv, Gazetarja Aida Topalli ka dhënë disa detaje mbi atentatin me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti Hamza Lici, Arlind Bushati.

“Të gjithë e dinë historikun e Dobraçit të gjithë e dinë se kush e zotëron atë lagje. Ajo lagje mund të paraqesë rrezikshmëri rast pas rasti. Ky atentat ka zgjatur 200 metra nga fillimi i të shtënave deri në fund. Paralel me makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka ardhur një automjet Landrover me targa malazeze dhe ka lëshuar breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur dy persona. U tha se ka pasur edhe një shkëmbim me armë zjarri mes dy makinave. Në makinën tip benz që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë gjetur dy gëzhoja që dyshohet se i përkasin Arlind Bushati, ndërsa në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja. Hamza Lici që ishte edhe drejtues i makinës ka humbur kontrollin e mjetit ka përplasur çiftin Basha. Djali i ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës dhe një ditë më pas Bushati bëri kallëzim në polici për rastin. Duhet të kishte forca të shtuara policie sidomos në zonat ku lëvizte Arlind Bushati.”-tha Gazetarja Aida Topalli /E.P/dritare.net