
Atentati me 3 të vdekur në Dobraç, opozita marshim në Shkodër!
E Shtunë 2 Nëntor 2024, 12:12
Dritare.net
Opozita ka organizuar marshim në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, ku u ekzekutan me breshëri plumbash 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, si edhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha.
Qytetarë iu janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar marshimit kundër krimit të organizuar.
Ata kanë marshuar nga Bashkia e Shkodrës në pedonale dhe më pas nëpër rrugët e qytetit.
“Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”, shkruhet në pankartën që mbajnë në duar protestuesit.
marshim shkoder proteste masaker viktima opozita PD.1marshim shkoder proteste masaker viktima opozita PD/E.P/dritare.net

















