Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja çfarë thotë Ministri i Brendshëm për ngjarjen e rëndë në Shkodër!

Ja çfarë thotë Ministri i Brendshëm për ngjarjen e

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, (30 tetor) ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, pasi u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri./L.F-dritare.net