Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja: Si është gjendja e personit të 4-ët që u plagos në atentatin në Shkodër!

Gazetarja: Si është gjendja e personit të 4-ët që u

Gazetarja Aida Topalli e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV foli për atentatin e djeshëm me tre të vrarë dhe një të plagosur në gjendje të rëndë. Gazetarja tregoi si është gjendja e bashkëshortit të 56-vjeçares që humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të dy të vrarë, përplasi motoçikletën në momentin që ata po ktheheshin nga puna për në shtëpi.

“Nga atentati i djeshëm humbi jetën një qytetare dhe u plagos burri i saj. Të dy po udhëtonin me motoçikletë kur u përplasën nga makina me të cilën po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndaj të cilëve u bë atentati dhe mbetën të vrarë. 56-vjeçarja vdiq në vend, ndërsa burri i saj është në spital në gjendje të rëndë. Ai po mbahet me aparatura në jetë. Çifti i bashkëshortëve i cili ka tre fëmijë, në momentet e atentatit po kthehej nga puna për në shtëpi. Ata ishin të pafajshëm në gjithë këtë histori. Por bandat kohët e fundit po tregohen të pamëshirshme sepse njerëz të pafajshëm kanë rënë pre e plumbave të krimit.”, tha gazetarja./K.C/dritare.net