Na ndiqni edhe në

Kronikë

Hapet dosja Toyota Yaris! Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës!

Hapet dosja Toyota Yaris! Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës!

Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka në dosjen e 'Toyota Yaris'. Burime bëjnë me dije se Aurel Zarka nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes që ka të bëjë me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën të fshehura në mjetin Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor 2018. Zarka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 29 korrikut 2024 gjatë një operacionit të agjentëve të BKH-së në banesën e tij në Vlorë. Prokurori i çështjes Klodian Braho i kërkoi GJKKO-së aprovimin e katër masave sigurimi personal. Për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka masa është ekzekutuar, ndërsa nuk janë ekzekutuar ende masat për magjistraten Eriona Dautaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Zarka dyshohet se ka ndërhyrë në fraksionin dosjes së “Toyota Yaris”, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre. Ndërkohë Radovan Çela ka shërbyer si avokati i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove që vinin nga Belgjika. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia. Në lidhje me këtë ngjarje u dënua vetëë Elvis Vladi nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg 'për mosdeklarim parash në kufi' Biznesmeni Astrit Vladi rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i afërt i Alfred Vladit.

Me 4 llogari në Sky ECC

Në provat që ka siguruar SPAK për të dorëzuar në GJKKO ku do ti komunikohet akuza dhe masa e sigurisë 'arrest me burg' është vënë në dukje dhe që prokurori ka pasur 4 llogari të aplikacioneve Sky Ecc, bëjnë me dije burime nga grupi hetimor. Edhe Eriona Dautaj rezulton të ketë patur përdorim të aplikacioneve të koduara, nga të cilat janë zbardhur bisedat që sipas akuzës provojnë veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër dhe si pikë të katërt në rendin e ditës ka pezullimi nga detyra të prokurorit të Vlorës.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë "Toyto Yaris

Më 22 qershor 2018, (Pra dy ditë para sekuestrimit) Lulzim Basha, atëherë kryetari i PD-së, nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuroria ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri. Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika ndërsa shpalli në kërkim dy kushërintjë Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Ende nuk dihet roli konkret i dy kushërinjve ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit brenda “Toyota Yaris” do t'i kalojnë shtetit. Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm. Në lidhje me këtë ngjarje është dënuar Elvis Vladi nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg. Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' u sfumua në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Ndërkohë në 10 shkurt 2022 një grup prokurorësh belgë erdhën në Tiranë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën i cili edhe pse kishte pasur disa thirrje nuk kishte pranuar të dëshmonte. /shqiptarja