
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas sirian 20 vjeç. Trupi i gjet në lagjen nr.1 të Durrësit. Policia ka njoftuar se po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, dhe se viktima nuk kishte asnjë shenjë dhune në trup. Ekspertiza mjeko-ligjore, do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut./L.F-dritare.net

















