
Emri/ Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën i riu!
E Shtunë 25 Nëntor 2023, 08:08
Dritare.net

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë, gjatë natës në hyrje të qytetit.
Mësohet se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën, 34-vjeçari Arlind Qendro. Shkak për ngjarjen është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga i riu, i cili është përplasur me bordurën dhe ka dalë nga rruga.
34-vjeçari është dërguar në spital, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia po heton rrethana e plota të ngjarjes së rëndë./ M.K-dritare.net

















