Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Spahiu nxjerr foton kur Borchard merrte pjesë në fushatë të PD

Kreshnik Spahiu nxjerr foton kur Borchard merrte pjesë në fushatë
Presidenti i vendit Ilir Meta e ka shpallur "Non Grata" Ambasadorin e Prezencës së OSBE në vendin tonë Bernd Borchard me arsyetimin se ai ka vënë në diskutim dekretet e Presidentit dhe se ka ofenduar shqiptarët duke u drejtuar gishtin.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një fotot të shkrepur gjatë fushatës elektorale të  vitit 2009.

Në foto shihet Borchard, aso kohe Ambasador i Gjermanisë në vendin tonë, teksa merrte pjesë në fushatën e PD.

Postimi i Spahiut:

KUJTESË: Për ata që s’kanë shumë informacion ose bëjnë sikur harrojnë. Bernd Borchard ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga 2007-2010 si dhe një nga avokatët më të fortë të qeverisjes Berisha. Kjo foto u komentua gjatë në 2009 si shkelje diplomatike në fushatë elektorale duke u pozicionuar pro Partisë Demokratike dhe kundër PS.

Dërgojani Berishës për kujtesë se e ka zakon mos-mirëmjohejen!/ I.M-Dritare.net