Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Spahiu mesazh Rudina Hajdarit: Ja çfarë thoshte Berisha për Azemin, kur ishte ende gjallë!

Kreshnik Spahiu mesazh Rudina Hajdarit: Ja çfarë thoshte Berisha
Përmes një postimi në Facebook, politikani, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një mesazh deputetes, Rudina Hajdari. Spahiu shkruan:

"E nderuar znj. Rudina Hajdari,

21 vjet më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri Kuq e Zi. Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhtisë bardhë e blu!"

Ndërkohë, Spahiu ka botuar dy fragmente nga intervista e Berishës, për gazetën Rilindja Demokratike më 18 gusht 1995.

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi që kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.",- thuhet në intervistë./K.C/dritare.net