Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë/ Kuvendi qëllohet me bombula gazi, përjashtohen deputetët e Vetëvendosjes

Kosovë/  Kuvendi qëllohet me bombula gazi, përjashtohen
Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovë është kthyer në protestë, duke penguar zhvillimin normal të saj. Opozita ka kundërshtuar duke hedhur gazlotsjellës. Dyshohet se bombula me gaz u hodh nga deputetet Shqipe Pantina dhe Enver Hoti. Opozitarët në vazhdimësi kanë deklaruar se do ta bllokojnë seancën plenare të 19 shkurtit. Albulena Haxhiu, deputete e LVV ka thënë se edhe pas pauzës do të vazhdojnë njëjtë.

Pas fillimit të seancës, Kuvendi i Kosovës ka përjashtuar shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas sjelljeve dhe veprimeve në Kuvend. Deputetët janë të Vetëvendosjes: Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli