
Vuçiç shpall fitoren: Fitoi paqja dhe stabiliteti!
Dritare.net
Aleksandar Vuçiç dhe Partia e tij Progresive kanë fituar bindshëm në zgjedhjet që u mbajtën të dielën. Ndërkohë, Partia Përparimtare do të ruajë dominimin në Asamblenë Kombëtare, duke siguruar më shumë se 40 për qind të votave. Vuçiç tha se ishte "krenar" për "mbështetjen e madhe të popullit" - dhe e përshkroi fushatën e tij si "më të pastërt dhe më të bukurën në historinë e Serbisë".
Ai renditi përparësitë për mandatin e tij të dytë si vazhdimi i modernizimit të Serbisë, tërheqja e investimeve të huaja dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit. Vuçiç tregoi se do të ruante lidhjet tradicionale të Beogradit me Moskën, pavarësisht nga pushtimi rus në Ukrainë, dhe vijimi i negociatave për anëtarësimin e BE.
“Marrëdhëniet e mira në rajon janë gjëja më e rëndësishme, por edhe mos prishja e lidhjeve me miqtë, ka po kështu rëndësinë e saj”, tha presidenti i Serbisë.
Partitë opozitare duken të jenë të zhgënjyera me rezultatet. Ata bojkotuan zgjedhjet e mëparshme parlamentare në 2020, duke pretenduar se ndikimi i qeverisë mbi median e bëri të pamundur votimin e lirë dhe të drejtë. Mungesa e tyre thjesht e lejoi Partinë Progresive të qeverisë të mos ketë kundërshtarë.
Kështu që këtë herë një gamë e gjerë partish formuan një koalicion, Serbinë e Bashkuar, për t'u ofruar votuesve një alternativë të besueshme. Ata promovuan një ish-gjeneral, Zdravko Ponos, si kandidatin e tyre presidencial. Por ai mori më pak se 20% të votave.
Komisioni zgjedhor pritet të publikojë rezultatet zyrtare të hënën në mbrëmje. Por tashmë duket e qartë se votuesit e Serbisë kanë zgjedhur "paqen dhe stabilitetin" që zoti Vuçiç u tha atyre që ai dhe partia e tij ofrojnë./BBC/L.F-dritare.net

















