Rëndohet bilanci në Kosovë/ 14 viktima në 24 orë nga Covid-19
E Hënë 10 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net
Situata vazhdon të rëndohet në Kosovë, si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona dhe janë infektuar 172 të tjerë. Numri total i viktimave ka arritur në 341, ndërsa i të infektuarve në 10.419. IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 114 persona, duke arritur shifrën totale të shëruarve në 6058. Aktualisht janë 4020 raste aktive.
Prishtina ka regjistruar më shumë infektime në 24 orë 78, pasuar nga Gjilani me 19, Mitrovica 15, në Fushë-Kosovë janë regjistruar 9, Pejë 8, Viti 7, Skenderaj 6, Drenas e Obiliq nga 5, Vushtrri 4 , Kamenicë e Lipjan nga 3, Podujevë, Rahovec nga 2 dhe nga 1 rast në Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren e Shtime./K.C/dritare.net