
Koronavirusi/ Në Kinë shënohet dita më me pak vdekje, në Itali përhapet frikshëm!
E Enjte 27 Shkurt 2020, 21:09
Dritare.net

Në Kinë, sot është shënuar dita më me pak vdekje për më shumë se një muajm ne vetëm 29 viktima.
Nga ana tjetër, virusi vazhdon të përhapet në Kore ku janë konstatuar 334 raste të reja. Në Itali, rastet e konstatuara sipas buletinit të fundit janë 650: 17 të vdekur, 45 të shëruar, 248 të shtruar në spital me simptoma, 56 në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi./ I.M-Dritare.net

















